Lidhje

Rusia tërqihet nga traktati i armëve bërthamore me SHBA - 2002-06-14


Rusia u tërhoq zyrtarisht nga traktati i armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Ministria e jashtme ruse tha se Rusia nuk është më e detyruar të respektojë ligjin ndërkombëtar për vëzhgimin e Traktatit për Pakësimin e Armëve Strategjike të vitit 1993, të njohur si Start-Two.

Sipas marrëveshjes, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord për pakësimin e arsenaleve të tyre strategjike bërthamore me dy të tretat. Por ligjvënësit rusë thanë se traktati Start-Two kushtëzohej nga ruajtja e një tjetër marrëveshjeje armësh, Traktatin Kundër Raketave Balistike të vitit 1972, nga i cili Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht dje.

XS
SM
MD
LG