Lidhje

Senegali dhe Irlanda në çerekfinale - 2002-06-16


Spanja e mundi Irlandën pas dy pjesëve-shtesë përmes gjuajtes së penalltive për t’iu bashkangjitur Senegalit që ka kaluar tashmë në çerekfinale nga i njëjti grup.

Irlanda shënoi vetëm 2 nga të pesë njëmbëdhjetëmetërshat, ndërkohë që Spanja me tre penallti të shënuar arriti ta fitonte ndeshjen, që u luajt në Korenë e Jugu, me rezultat të ngushtë, e cila edhe pas pjesëve-shtesë, kishte përfunduar me 1-1. Irlanda arriti ta shtynte lojën me anë të një njëmbëdhjetëmetërshi në minutën e fundit të ndeshjes që u realizua nga Robbie Keane duke barazuar rezultatin. Për Spanjën kishte shënuar sulmuesi Fernando Morientes në pjesën e parë të ndeshjes.

Më parë, Senegali ishte bërë ekipi i dytë afrikan që kalon në turin tjetër duke mundur Suedinë 2-1 në kohën-shtesë. Sulmuesi Henri Camara shënoi golin e tij të dytë dhe të fitores për ekipin e tij në minutën e 104-t.

XS
SM
MD
LG