Lidhje

Indi - ekstremistët islamikë vrasin 5 fshatarë - 2002-06-16


Policia indiane bën të ditur se ekstremistë islamikë vranë 5 fshatarë indianë në Kashimir, megjithë praninë e qindra mijra trupave indiane dhe pakistaneze përgjatë vijës së kontrollit që ndan këtë rajon të diskutueshëm. Autoritetet indiane thanë se luftëtarë separatistë të armatosur hapën zjarr sot në një shtëpi në distriktin Udhampur, duke vrarë pesë vetë dhe plagosur të paktën 3 të tjerë. Në një incident tjetër, disa ekstremistë njoftohet se u vranë në përpjekje me forcat e sigurimit pranë kryeqytetit veror të Kashmirit, Srinagar. Sot nuk janë vënë re shenja që të tregojnë se këto veprime dhune kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të uljes së tensionit mes Indisë dhe Pakistanit.

XS
SM
MD
LG