Lidhje

BE ofron 9 milion dollarë për kthimin e refugjatëve afgan - 2002-06-17


Bashkimi Evropian deklaroi se do të akordojë afro 9 milion dollarë për të ndihmuar në financimin e kthimit të refugjatëve afganë në shtëpitë e tyre. Zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel thonë se fondet do të përdoren për të siguruar transport, artikuj të domosdoshëm jetikë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët. Fondet do të përdoren gjithashtu për të financuar kualifikimin e mësuesve për shkollat në Afganistan. Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press thotë se akordimi i fundit i ndihmave e çon shifrën e ndihmës së Bashkimit Evropian për Afganistanin këtë vit, në mbi 26 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG