Lidhje

30 vjetori i Watergate-it - 2002-06-17


Shtetet e Bashkuara kujtojnë sot 30 vjetorin e skandalit të Watergate-it, një vjedhje në zyrat e Partisë Demokratike, gjë që në fillim u duk si pa shumë rëndësi, por më pas u shndërrua në një skandal politik që detyroi Presidentin Richard Nixon të jepte dorëheqjen.

Objektivi i vjedhjes së 17 qershorit, 1972, ishte Komiteti Kombëtar Demokratik, i vendosur në një kompleks zyrash dhe apartamentesh të quajtur Watergate.

Hetuesit zbuluan se pesë vjedhësit punonin për Partinë Republikane dhe donin të gjenin informacion mbi strategjinë që do të ndiqte Partia Demokratike në fushatën presidenciale të atij viti. Vjedhja çoi në muaj të tërë hetimesh nga ana e Kongresit, mbi korrupsion dhe shpërdorim e pushteti në nivelet më të larta qeveritare.

Një numër zyrtarësh të lartë që e mbuluan implikimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, u burgosën nën akuza për vepra penale.

Presidenti Nixon, i vetmi president amerikan që ka dhënë ndonjëherë dorëheqjen, la detyrën më 9 gusht, 1974, pak më shumë se dy vjet pas skandalit të Watergate-it.

XS
SM
MD
LG