Lidhje

BE e gatshme për lidhje më të ngushta me Iranin - 2002-06-18


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të zhvillojnë bisedime për të vendosur lidhje më të ngushta tregëtare dhe politike me Iranin, të cilin administrata e presidentit Bush e ka cilësuar si pjesë të boshtit të së keqes.

Në takimin që mbajtën në Luksemburg, ministrat autorizuan Komisionin Evropian, krahun ekzekutiv të Bashkimit Evropian, të fillojë bisedimet me Teheranin, pasi Bashkimi Evropian të miratojë autorizimin për një hap të tillë muajin e ardhshëm.

Sipas diplomatëve, bisedimet e Bashkimit Evropian me Iranin do të përqëndrohen në dialogun politik, në luftën kundër terrorizmit dhe në çështje të tilla si të drejtat e njeriut dhe armët e shkatërimit në masë.

Bashkimi Evropian shpreson që lidhje më të ngushta me Iranin do të fuqizonin pozitën e presidentit të moderuar të këtij vendi, Mohamad Katami, kundër klerikëve ekstremistë iranianë.

XS
SM
MD
LG