Lidhje

16 persona gjykohen në Austri lidhur me zjarrin që shkaktoi 155 të vdekur - 2002-06-18


16 persona po gjykohen në Austri lidhur me zjarrin në një teleferik që shkaktoi vdekjen e 155 vetëve në një vend turistik për ski në nëntor të vitit 2000.

Të pandehurit, zyrtarë të lartë të kompanisë së teleferikëve, ekspertë teknikë dhe zyrtarë qeveritarë, akuzohen për neglizhencë dhe përballen me 6 muaj deri në 5 vjet burgim në se gjenden fajtorë.

Hetuesit zbuluan se zjarri në pikën turistike të skive në qytetin Kaprun në jug të Salzburgut ishte shkaktuar nga rrjedhja e naftës tek një ngrohës i instaluar ilegalisht.

XS
SM
MD
LG