Lidhje

Arrestohet një ligjvënës japonez - 2002-06-19


Një ligjvënës i shquar japonez u arrestua në Tokio nën akuzat për marrje rryshfetesh nga një kompani lëndësh drusore.

Ligjvënësi 54 vjeçar Muneo Suzuki u arrestua sot disa orë pasi dhoma e ulët e parlamentit miratoi një urdhër arresti të prokurorëve japonezë.

Arrestimi i tij kërkonte miratimin e parlamentit sepse ligjvënësi nuk pranonte të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Prokurorët e akuzojnë zotin Suzuki se pranoi rreth 40 mijë dollarë nga një kompani lëndësh drusore në vitin 1998 në shkëmbim për të kërkuar që të zbutej një çështje e paligjshme në industrinë e drurit.

XS
SM
MD
LG