Lidhje

Djali i Kim Dae Jung para prokurorëve - 2002-06-19


Një prej 3 djemve të presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-Jung doli para prokurorëve në Seul për tu marë në pyetje lidhur me një skandal korrupsioni.

Kim Hong-Up nuk bëri asnjë koment për gazetarët kur mbrriti sot në zyrën e prokurorëve. Ai akuzohet se është ndërlikuar në një skandal pastrimi parash dhe ka përdorur ndikimin e tij në kontrata të ndryshme.

52 vjeçari Kim Hong-Up ka mohuar çdo ndërlikim në këto çështje. Vëllai i tij i vogël, Kim Hong-Gul u gjet fajtor këtë muaj nën akuzat për mos pagim taksash dhe për shpërdorim të ndikimit të tij.

XS
SM
MD
LG