Lidhje

Mesazhe të kapura një ditë para 11 shtatorit - 2002-06-20


Sipas një burimi të qeverisë amerikane, një ditë para 11 shtatorit, Agjencia për Sigurinë Kombëtare kapi dy mesazhe, që linin të kuptohej se ditën e nesërme do të ndodhte diçka e madhe, por asnjëri nga mesazhet nuk ishte përkthyer deri më 12 shtator.

Lajmet bëjnë të ditur se Agjencia për Sigurinë Kombëtare, e cila përgjon komunikimet në shkallë botërore, kishte dëgjuar dy mesazhe. Në njërin thuhej “ora e caktuar ishte nesër,” kurse në tjetrin “ndeshja fillon nesër.”

Mirëpo, burimi thekson se mesazhet ishin tepër të mistershme dhe të paqarta, duke mos u dhënë kështu hetuesve asnjë shenjë për sulmet që do të kryeheshin kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.

Një komisionin i përbashkët i të dyja dhomave të Kongresit amerikan që po u hedh një vështrim të hollësishëm mangësive të shërbimit të zbulimit para 11 shtatorit, ka vazhduar gjatë dy ditëve të fundit të marrë në pyetje drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Michael Hayden, rreth këtyre dy mesazheve.

Një ligjvënës i tha rrjetit televiziv CNN se gjenerali Hayden kishte thënë se Agjrencia për Sigurisë Kombëtare merr çdo ditë tonelata me infomacione, siç u shpreh ai, dhe se përkthimi i tyre brenda një kohe të përshtatshme është thuajse i pamundur.

Edhe drejtori i FBI-së, Robert Mueller, e drejtori i CIA-s, George Tenet, u paraqitën dje para këtij komisioni në senacën me dyer të mbylluar.

Ligjvënësit thonë se po mësojnë fakte të jashtëzakonshme rreth procesit të mbledhjes së informacionit nga shërbimi i zbulimit dhe operacioneve të grupit terrorist al-Kaida.

XS
SM
MD
LG