Lidhje

India e kënaqur nga ndalimi i depërtimit të ekstremistëve - 2002-06-20


Ministri i mbrojtjes i Indisë, George Fernandez tha se depërtimi i ekstremistëve myslimanë nga Pakistani në Kashmirin indian, pothuajse është ndërprerë. Por zoti Fernandez tha se situata nuk ka ndryshuar brenda Kashmirit indian, ku ekstremistët separatistë vazhdojnë të veprojnë. Ai shtoi se Nju Deli nuk ka plane për të tërhequr trupat nga kufiri.

Ministri indian i mbrojtjes i bëri komentet e tij për gazetarët sot në Srinagar, kryeqyteti veror i Kashmirit indian.

Zyrtarët indianë kanë thënë se depërtimi i ekstremistëve myslimanë duhet të ndalet para se Nju Deli të bjerë dakord për të rifilluar bisedimet me Pakistanin për çështje të dyanëshme, duke përfshirë edhe mosmarrëveshjet mbi Kashmirin.

XS
SM
MD
LG