Lidhje

Koreano-veriorët pa ushqim - 2002-06-20


Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, njofton se mungesa e sendeve ushqimore po i detyron shumë koreano-veriorë të kërkojnë barishte dhe bimë deti për të shuar urinë.

Zëdhënësi i agjencisë Gerald Bourke i bëri këto komente për gazetarët në Pekin pas kthimit nga një vizitë në Korenë e Veriut.

Muajin e kaluar, agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin e ndali shpërndarjen e ushqimeve për më shumë se 1 milion koreano-veriorë për shkak të mungesës së donacioneve ndërkombëtare.

Zoti Bourke tha se duke filluar nga muaji maj, ka patur premtime për ndihma ushqimore shtesë dhe se personat që vuajnë nga uria mund të fillojnë të marrin ndihma para muajit gusht. Por ai paralajmëroi se nëse nuk vijnë premtime të tjera për ndihmë, rifillimi i shpërndarjes së ushqimeve mund të jetë i përkohshëm.

XS
SM
MD
LG