Lidhje

Amnesti International i bën thirrje Kinës të mos kthejë koreano-veriorët - 2002-06-21


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, po i bën thirrje Kinës që të ndërpresë kthimin e koreano-veriorëve që shkojnë në Kinë për t’i shpëtuar urisë dhe trajtimit të ashpër nga qeveria në vendin e tyre.

Kjo organizatë i dërgoi sot një letër Kryeministrit të Kinës, Zhu Rongji, duke thënë se Kina është e detyruar të shqyrtojë me drejtësi kërkesat e azil kërkuesve si refugjatë politikë.

Amnesty International thotë se rreth një mijë e 400 refugjatë janë kapur dhe kthyer mbrapsht në Korenë e Veriut pa u marrë në pyetje që nga muaji prill, kur Kina njoftoi se do të ndalonte imigracionin e paligjshëm.

Organizata e të drejtave të njeriut thotë se refugjatët ndeshen me rrezikun e burgimit dhe ndoshta edhe të vdekjes, kur detyrohen të kthehen mbrapsht.

Ministria e Jashtime e Kinës thotë se Pekini i trajton imigrantët e paligjshëm në bazë të ligjeve të Kinës dhe atyre ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG