Lidhje

Dhuna vazhdon në Lindjen e Mesme - 2002-06-21


Palestinezët thonë se izraelitët vranë 4 vetë, duke përfshirë tri fëmijë në Jenin të Bregut Perëndimor.

Palestinezët thonë se viktimat u goditën kur filluan të shtënat në një ditë tregu, gjatë të cilës plestinezët menduan se ishte hequr përkohësisht gjendja e jashtëzakonëshme.

Në Rripin e Gazës, palestinezët thonë se ushtarët izraelitë vranë një djalë, disa orë pasi tre palestinezë u vranë në një incident tjetër në pikëkalimin Erez.

Zyrtarët izraelitë thonë se trupat izraelite hapën zjarr pasi palestinezët hodhën një grandë në drejtim të ushtarëve. Seria e incidentecve ndodh ndërkohë që Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon po përgatitet të takohet me kabinetin e tij të sigurimit për të diskutuar masat e mëtejshme ushtarake në përgjigje të sulmeve të kësaj jave nga ekstremistët palestinezë, të cilët kanë vranë 31 izraelitë.

XS
SM
MD
LG