Lidhje

BE diskuton për imigracionin e paligjshëm - 2002-06-21


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po diskutojnë për imigracionin e paligjshëm, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe konfliktin në Lindjen e Mesme në një takim dy ditor të nivelit të lartë, që u hap sot në Sevilje të Spanjës.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me trajtimin e imigrantëve të paligjshëm. Britania e Madhe dhe Spanja po bëjnë thirrje për politika më të ashpra.

Franca kundërshton planin britaniko-spanjoll për vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve nga vinë imigrantët, duke argumentuar se ato nuk do të bënin gjë tjetër veç shtimit varfërisë, që i shtyn njerëzit të shkojnë në vendet evropiane.

Përpjekjet e Bashkimit Evropian për të kontrolluar imigracionin e paligjshëm vinë ndërkohë që po shtohet mbështetja në disa vende të Bashkimit Evropian për politikanët e të djathtës që janë shprehur kundër imigracionit.

Rreth 500 mijë imigrantë të paligjshëm hynë në vendet e Bashkimit Evropian çdo vit, krahas rreth 400 mijë azilantëve.

XS
SM
MD
LG