Lidhje

Pasaktësi në materialin e Zërit të Amerikës në datën 19 - 2002-06-21


Më 18 qershor Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane nderoi me çmimin Ballkanik për Paqe Kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Joseph Biden. Çmimi senatorit Biden iu dha nga kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph Dioguardi. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë drejtues të Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane si dhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci. Në materialin mbi ceremoninë e dhënies së çmimit, Zëri i Amerikës gabimisht njoftoi që çmimi u paraqit nga kryetari i parlamentit Nexhat Daci. Iu këjkojmë ndjesë për këtë pasaktësi. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci merrte pjesë si i ftuar nderi në ceremoni. Çmimi ballkanik i paqes është çmimi i dytë që jep Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane. I pari që e ka marrë atë është gjenerali Wesley Clark, ish komandant i forcave të Natos gjatë luftës në Kosovë.

XS
SM
MD
LG