Lidhje

Forca e ndërhyrjes së shpejtë kryeson bisedimet e sotme të Bashkimit Evropian - 2002-06-22


Në vazhdën e takimit të tyre të nivelit të lartë në Seville të Spanjës, udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot rreth krijimit të një force të ndërhyrjes së shpejtë, të përbashkët me Naton. Përpjekjet për krjimin e forcës së re ushtarake bënë një hap të madh përpara dje, kur Greqia njoftoi se ishte e gatshme të shpreh mbështetjen.

Kryeministri Costas Simitis tha se vendimi i tij përfundimtar varet nga përgjigjja që do të japë Turqia. Greqia ka përdorur veton kundër krijimit të forcës së re, e shtyrë nga shqetësimi se rivali i saj, Turqia, e cila është anëtare e Natos, do të gëzonte të drejtën e vetos kundër veprimeve mbrojtëse ushtarake në Qypro. Greqia është siguruar se forcat e Natos nuk do të përdoren kurrë kundër një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Pritet që Qiproja të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2 mijë e 4.

XS
SM
MD
LG