Lidhje

Tërmet në Iran, të paktën  500 të vdekur - 2002-06-22


Të paktën 500 veta humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën nga një tërmet i fuqishëm që goditi pjesën veriore të Iranit.

Helikopterë dhe ekipe të shpëtimit filluan kërkimet disa orë pas tërmetit të ditës së djeshme, me magnitudë 6 presje tre sipas shkallës Richter. Epiqendra e tërmetit ishte 225 kilometra në perëndim të Teheranit. Zyrtarët thonë se presin që numri i vdekjeve të rritat pasi shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja.

Agjencia iraniane citoi një zyrtar në provincën Qazvin të ketë thënë se disa fsahtara në zonat e prekura më rëndë nga tërmeti janë rafshuar plotësisht. Zyrtarët thonë se shtëpitë prej tulla balte shëmbën shumë lehtë gjatë tërmetreve. Mijra banorë kanë mbetur pa strehë.

Tërmeti dhe lëkundjet që pasuan tronditën zonën e Teheranit dhe provincat në pjesën veriore, qendrore dhe atë perëndimore të Iranit.

Presidenti iranian, Muhamed Khatami, përcolli një mesazh ngushëllimi dhe i dha urdhër ministrit të Brendshëm , Abdolvahed Mousavi-Lari që të drejtojë personalisht përpjekjet për të bashkëpunuar me agjenci të tjera në prëshpejtimin e dërgimit të ndihmës për viktimat.

Tërmeti më i rëndë që ka rënë në Iran ka prekur pikërisht këtë zonë 40 vjet më parë, ku humbën jetën mijëra njerëz dhe u shkatërruan më shumë se 100 fshatra. .

XS
SM
MD
LG