Lidhje

Arizona, zjarret jashtë kontrollit - 2002-06-23


Autoritetet në shtetin perëndimor, Arizona, kanë dhënë urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre 7 mijë e 700 banorë të një rajoni, ku dy zjarre, në një zonë pyjore, kanë dalë jashtë kontrollit.

Urdhri u dha dje vonë në një zonë malore të pjesës lindore të shtetit, ku erëra të fuqishme po çojnë dy zjarre në drejtim të një pike të përbashkët, rreth 200 kilometra në verilindje të qytetit Phoenix.

Autoritetet tremben se zjarret mund të krijojnë një flakë masive 80 kilometra të gjërë.

Zjarret në Arizona kanë bërë shkrumb e hi të paktën 32 ndërtesa dhe kanë detyruar 8 mijë banorë nga 5 qytete të ndryshme të braktisin shtëpitë e tyre. Këto zjarre shpërthyen ndërkohë që Arizona po kalon një nga periudhat më të thata në historinë e saj.

XS
SM
MD
LG