Lidhje

Udhëheqësit e BE-së i japin fund takimit në Sevilje - 2002-06-23


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i dhanë fund dje takimit të tyre dy-ditor të nivelit të lartë në Sevilje të Spanjës, gjatë të cilit ranë dakord të luftojnë imigracionin e paligjshëm dhe të zgjerojnë anëtarësinë e bllokut.

Të tronditur nga një numër fitoresh nga ana e politikanëve të së djathtës ekstreme në të gjitha anët e kontinentit, udhëheqësit ranë dakord ashpërsojnë masat kundër imigrimit të paligjshëm duke forcuar kontrollin kufitar dhe miratuar një politikë të përbashkët përsa i përket strehimit politik.

Pjesëmarrësit e tërhoqën propozimin për vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve që nuk bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian në kontrollin e imigracionit. Përkundrazi, organizata do t’u ofrojë ndihmë vendeve në zhvillim për t’i ndihmuar të mbajnë nën kontroll vërshimin e emigrantëve. Megjitahtë, Bashkimi Evropian rezervoi të drejtën për të marrë masa kundër vendeve që nuk ndalojnë vërshimin e emigrantëve të paligjshëm.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian premtuan gjithashtu të respektojnë afatin për të pranuar 10 vende të Evropës lindore dhe qendrore deri në vitin 2004.

Ndërkohë, njoftohet se rreth 5 shpërthime bombash ndodhën në gjithë Spanjën gjatë takimit të nivelit të lartë. Në një nga shpërthimet e ditës së premte u plagos një qytetar britanik, duke nxitur qeverinë e Londrës të paralajmërojë qytetarët e saj që të jenë të kujdeshëm lidhur me veprimtarinë terroriste në Spanjë. Për kë

XS
SM
MD
LG