Lidhje

Vriten dy anëtarë të lartë të Hamasit - 2002-06-23


Forcat izraelite hapën zjarr me raketa kundër 2 veturave në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 6 veta dhe duke plagosur disa të tjerë.

Grupi ekstremist Hamas njoftoi se 2 anëtarë të lartë të krahut të tij ushtarak ishin mes viktimave të sulmit të sotëm afër qytetit Rafah.

Izraeli vuri në dukje se njëri prej të vrarëve planifikonte sulme vetëvrasëse në Izrael. Zyrtarë të grupit Hamas u zotuan se do të hakmeren për vrasjet.

Po sot në qytetin e Gazës, forcat e sigurimit palestinez vunë nën arrest shtëpiak themeluesin dhe udhëheqësin shpirtëror të Hamasit.

Më vonë, policia dhe përkrahësit e këtij grupi ekstremist u përleshën për një kohë të shkurtër përjashta shtëpisë së tij.

Sulmi me helikopterë në Gaza u krye pak orë pasi forcat izraelite hynë në Ramallah, ku rrethuan selinë e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat.

XS
SM
MD
LG