Lidhje

Kandidati i ri për president, ish-ushtaraku Alfred Moisiu - 2002-06-23


Partitë kryesore politike në Shqipëri ranë dakord të propozojnë për postin e presidentit të vendit ish-ushtarakun e lartë, Alfred Moisiu. Kjo u bë e njohur në përfundim të bisedimeve të sotme pozitë-opozitë. Dy udhëheqësit kryesorë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike deklaruan se do t’i japin mbështetjen maksimale zotit Moisiu në kryerjen e detyrës së tij dhe premtuan se bashkëpunimi i nisur mes forcave politike do të vazhdojë.

XS
SM
MD
LG