Lidhje

Musharraf: nuk mund të garantoj ndalimin e depërtimeve në Kashmirin indian. - 2002-06-24


Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, tha se nuk mund të garantojë ndalimin e përhershëm të atyre që India u referohet si depërtime terroriste në Kashmirin indian.

Në një intervistë me revistën Newsweek dhe gazetën Washington Post, gjenerali Musharraf thotë se e kishte siguruar presidentin Bush se asgjë nuk po ndodh përgjatë vijës që ndanë Kashmirin. Por ai shton se nuk mund të japë garanci që asgjë nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Zoti Musharraf i bëri këto komente një javë pasi ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Richrad Armitage, tha se udhëheqësi pakistanez kishte premtuar të ndalojë depërtimet përtej kufirit, një nga kushtet kryesore të Indisë për uljen e tensionit.

Gjenerali Musharraf tha gjithashtu se nuk kishte diskutuar kurrë rreth mbylljes së kampeve stërvitore të ekstremistëve në Kashmir dhe Pakistan. Mirëpo, sipas ndsihmësekretarit Armitage, udhëheqësi pakistanez kishte poremtuar ta bënte një gjë të tillë.

Ndërkohë, në një intervistë të veçantë, kryeministri indian, Atal Behari Vaxhpaji, tha se nuk është bërë asnjë ndryshim në politikën pakistaneze përsa i përket depërtimit përtej kufirit. Ai thotë se ka njoftime të përditëshme për depërtime të tilla. Mirëpo, zoti Vaxhpaji dekalroi se në qoftë që gjenerali Musharraf ndalon sulmet kundër Indisë nga territori pakistanez, ai do të takohet me të për bisedime rreth të gjitha çështjeve, përfshirë Kashmirin.

XS
SM
MD
LG