Lidhje

Al-Qaida ende kërcënim - 2002-06-24


Një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Afganistan hodhi poshtë pohimet e rrjetit terrorist al-Qaida se 98 përqind të udhëheqësve të tij ikën pa u dëmtuar dhe po organizojnë në mënyrë të efektshme operacione të tjera.

Në komentet që bëri për gazetarët në bazën e forcave ajrore në Bagram, zëdhënësi amerikan koloneli Roger King i cilësoi këto pretendime si ëndra me sy hapur. Ai shtoi se forcat e koalicionit mendojnë se kanë pasur një ndikim të madh ndaj aftësive komanduese dhe kontrolluese të rrjetit terrorist Al-Kaida.

Një zëdhënës i këtij rrjeti tha se Osama bin-Ladeni dhe ndihmësit e tij kryesorë janë gjallë e shëndoshë e mirë dhe gati për të planifikuar sulme të tjera kundër Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i bëri këto komente nëpërmjet një videokasete që u transmetua dje nga rrjeti televiziv Al-Xhazira, me seli në Katar.

XS
SM
MD
LG