Lidhje

Parlamenti shqiptar votoi për presidentin e ri - 2002-06-24


Deputetët shqiptarë votuan mbrëmë në Tiranë për të zgjedhur ish gjeneralin në pension, Alfred Moisiu, në postin kryesisht ceremonial të presidentit të vendit.

Zoti Moisiu, i cili mbajti postin e zëvendës-ministrit të Mbrojtjes nga viti 1994 deri në vitin 1997, ishte i vetmi kandidat për të cilin ranë dakord partia socialiste në pushtet dhe partia demokratike e opozitës. Ai u miratua për portin 5-vjeçar të presidentit me 97 vota pro, 19 kundër dhe 14 abstenime.

Zoti Moisiu do të bëjë betimin si kryetar shteti më 24 korrik. Menjëherë pas votimit ai deklaroi se e kishte pranuar këtë detyrë për të mbështetur zhvillimin e vendit, i cili sipas tij ka shumë probleme për të zgjidhur. Po mbrëmë, Presidenti në fuqi, Rexhep Meidani, e përshëndeti votimin e zhvilluar në parlament.

XS
SM
MD
LG