Lidhje

Trupat amerikane sulmohen në Afganistanin Lindor - 2002-06-25


Trupat amerikane u ndeshën me sulme të veçanta me raketa dhe mortaja në Afganistanin Lindor por asnjë ushtar amerikan nuk u dëmtua.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se forcat speciale në provincën Kunar u qëlluan me mortaja mbrëmë duke bërë që trupat ti përgjigjeshin zjarrit.

Aeroplanët amerikanë F-18 lëshuan bomba në zonat nga ku besohet se u hap zjarr me mortaja. Në provincën lindore të Khostit, një zëdhënës amerikan tha se një raketë shpërtheu në afërsi të aeroportit ku veprojnë forcat speciale.

Ushtria amerikane tha se nuk është e qartë në se al-Qaida, talebanët apo kryetarët e fiseve ishin mbrapa këtyre sulmeve.

XS
SM
MD
LG