Lidhje

Kanceri i vezoreve - 2002-06-25


Instituti amerikan i kancerit bën të ditur se ka zbuluar një analizë të re gjaku, nga e cila mund të shpëtojnë mijëra jetë njerëzish. Analiza zbulon kancerin e vezoreve, një sëmundje që shkakton vdekjen e 14 mijë grave në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesja e kancerit, mjekja Elizabeth Paynor thotë se tani për tani nuk ka mjet për të zbuluar kancerin e vezoreve. Ajo thotë: “Nuk ka shenja apo simptoma që ti shtyjnë gratë të shkojnë të shohin mjekun dhe të tregojnë diagnozën e kancerit të vezoreve.”

75 përqind e grave të prekura me kancerin e vezoreve diagnostikohen kur sëmundja është në fazat e vona dhe më pak të shërueshme. Mary Ann Schnell është një nga këto gra. Sa kishte përparuar. I thanë familjes sime se kisha vetëm 4 muaj jetë, thotë ajo.

Për Maryann kirurgjia dhe kimoterapia bëri që ajo ti shpëtonte kancerit, gjë që ishte jashtë të zakonshmes. Për gra të tjera një analizë efektive e gjakut mund të ndalojë sëmundjen të përparojë aq shumë.

Emanuel Petrocoin i administratës së ushqimit dhe ilaçeve thotë se rezultatet e analizës deri tani janë shumë inkurajuese.

Suksesi që pritet nuk ka kufi, thotë ai. Na duhet të vëmë në përdorim këtë teknikë dhe deri tani nuk kemi arritur ta bëjmë një gjë të tillë.

Analiza ishe 100 përqind e saktë në zbulimin e 50 rasteve të kancerit të vezoreve, edhe në fazat e para të sëmundjes. Në se provohet se është e sigurt, analiza mund të zbatohet brenda dy vjetëve.

********************************************************

Person i verbër dhe çuditërisht ai është në gjendje të ngas makinën. Jens është pajisur me një aparat i cili e lejon atë të shohë. Një pjesë e aparatit është lidhur me trurin e tij ndërsa pjesa tjetër me një kompjuter.

Mjeku Bill Dobelle, shpikësi i aparatit, thotë se ai përdor stimulantë elektrikë për të ri aktivizuar shqisat e të parit tek të verbërit.

Kjo teknologji ndodhet ende në fazat fillestare, por shkencëtarët besojnë se kjo do të bëhet teknologjia së ardhmes në fushën e luftës kundër verbimit.

*****************************************************

Komisioni i kongresit amerika mbi reformat dëgjoi këto ditë dëshmi të mjekëve të ndryshëm të cilët kanë kryer hetime rreth lidhjes së mundëshme midis vaksinës dhe sëmundjes së autizmit.

Fëmijët e prekur nga autizmi tregojnë shenja të tërheqjes nga shoqëria dhe vështërësi në të folur e të mësuar. Para 10 vjetësh, 1 në çdo 10 mijë prekeshin nga autizmi. Në vitin 1999, një në çdo 500 fëmijë ndërsa sot një në çdo 250 fëmijë vuan nga autizmi.

Disa shkecëtarë fajësojnë për këtë mërkurin në vaksina. Të tjerë thonë se autizmi shkaktohet nga viruset, veçanërisht viruset e lisë e rubeolës.

******************************************************

Presidenti Bush, i shoqëruar nga anëtarët e personelit të Shtëpisë së Bardhë, bëri një garë vrapimi rreth 5 kilometra, pranë Washingtonit, për të treguar rëndësinë e ushtrimeve të rregullta fizike.

Ai ka paraqitur programin e tij për ushtrimet fizike. Presidenti tha se amerikanët mund të kursenin 5.6 miliardë dollarë nga shpenzimet e lidhura me kurimin e sëmundjeve të zemrës, duke u ushtruar rregullisht, duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke mos pirë cigare, apo drogë dhe duke bërë kontrolle mjekësore. Në këtë nismë presidenti ndihmohet edhe nga bashkëshortja e tij Laura.

XS
SM
MD
LG