Lidhje

Koshtunica merr mbështetjen amerikane për shkarkimin e gjeneralit Pavkoviç - 2002-06-26


Shtetet e Bashkuara po mbështesin vendimin e presidentit të Jugosllavisë, Vojisllav Kostunica, për të shkarkuar nga detyra kryetarin e shtabit të forcave të armatosura të Jugosllavisë, gjeneralin Nebojsha Pavkovic.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se hollësitë e kësaj çështjeje janë një problem i Jugosllavisë, por Uashingtoni shpreson dhe pret që gjenerali të respektojë vendimin e presidentit Kostunica.

Gjenerali Pavkovic, aleat i ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Milloshevic, thotë se presidenti Kostunica nuk kërkoi miratimin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes të Jugosllavisë, para se ta shkarkonte atë.

Duke folur dje në një stacion televiziv të Beogradit, ai tha se nuk i kishte dorëzuar detyrat e tij dhe se po e apelon vendimin për shkarkimin e tij në gjykatën kushtetuese. Zyra e zotit Kostunica ka njoftuar se gjenerali Pavkovic është zëvendësuar nga gjenerali Branko Krga.

XS
SM
MD
LG