Lidhje

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare palestineze do të mbahen në janar - 2002-06-26


Autoriteti palestinez, nën trysninë e Shteteve të Bashkuara për të ndryshuar udhëheqjen e tij, njoftoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në mes të janarit.

Ministri i kabinetit palestinez, Saeb Erekat e bëri këtë njoftim në emër të udhëheqësit palestinez Yasser Arafat, i cili vazhdon të mbahet i rrethuar nga tanket izraelite në selinë e tij në Ramallah.

Zoti Erekat tha se zgjedhja për presidentin e Autoritetit Palestinez dhe këshillin legjislativ palestinez do të bëhet midis 10 dhe 20 janarit të vitit 2003. Ai u angazhua gjithashtu të verë nën kontroll brenda dy tre muajsh forcat e sigurimit të Autoritetit Palestinez, financat dhe gjykatat.

Njoftimi bëhet dy ditë pasi presidenti Bush u kërkoi palestinezëve të ndryshojnë udhëheqjen e tyre dhe të ndërmarrin reforma demokratike, kushte për krijimin e një shteti të përkohshëm palestinez.

XS
SM
MD
LG