Lidhje

Ndihmat për refugjatët në Kosovë mund të pezullohen - 2002-06-27


Agjencia e Kombeve të Bashkura për refugjatët thotë se mungesat buxhetore po e detyrojnë të pezullojë disa operacione në Ballkan. Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatë, Ruud Lubers, thotë se agjencisë së tij i nevojiten 4 milionë dollarë deri nga mesi i korrikut, përndryshe, thekson ai, programet e ndihmave për refugjatë në Kosovë dhe Kroaci do të pezullohen. Në një deklaratë me shkrim që u publikua dje, zoti Lubbers thekson se në Ballkan ka më shumë se një milion refugjatë. Në këtë numër përfshihen 230 mijë serbë dhe romë që ikën nga Kosova pasi fushata e bomradimit në vitin 1999 detyroi forcat ushtarake jugosllave të tërhiqeshin nga rajoni. Agjencia e refugjatëve thekson se për të vazhduar punën deri nga fundi i këtij viti, asaj i nevojiten edhe 40 milionë dollarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG