Lidhje

India: nuk mund t'i tërheq forcat - 2002-06-28


India njofton se nuk mund t'i tërheq trupat e saj nga kufiri me Pakistanin deri mbas zgjedhjeve të tetorit në Kashmirin indian, ku në sulmet e djeshme u vranë 9 veta. Ministri indian i mbrojtjes, George Fernandez, e bëri këtë njoftim ndërkohë që në New Delhi mbretërojnë shqetësimet se ekstremistët me bazë në Pakistan mund të përpiqen t’i sabotojnë zgjedhjet. Ai tha se pas zgjedhjeve, tërheqja e trupave do të varet nga gjendja në rajon.

Policia indiane thotë se 26 veta u plagosën në sulmet e djeshme të kryera nga persona të dyshuar si ekstremistë muslimanë. Dhuna ka vazhduar në Kashmir, pavarësisht nga zbutja e tensioneve këtë muaj midis Indisë dhe Pakistanit. Dy rivalët bërthamorë kanë vendosur mbi 1 milion trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

XS
SM
MD
LG