Lidhje

10 të vrarë në një depo municioni në Afganistan - 2002-06-28


Shpërthimet në një depo municioni që dikur u përkiste talebanëve në Afganistanin jugor lanë 10 veta të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në qytetin Spin Boldak, në kufirin me Pakistanin.

Dhjetra të tjerë figurojnë të humbur. Autoritetet e kanë bllokuar zonën. Zyrtarët thonë se shkaku i shpërthimit nuk është i qartë, por sipas një njoftimi të pakonfirmuar thuhet se persona që dyshohet të jenë anëtarë të grupit terrorist al-Qaida e goditën depon me raketë.

Shpërthimet njoftohet se kanë shkatërruar disa shtëpi në afërsi të depos së municionit dhe mendohet se më shumë viktima janë mbuluar nën rënoja.

Të plagosurit po dërgohen në spitalet e Kandaharit dhe Chamianit, respektivisht në Afganistan dhe Pakistan.

XS
SM
MD
LG