Lidhje

Al-Qaida po merr pajisje ushtarake - 2002-06-28


Sekretari amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld thotë se rrjeti al-Qaida i Osama bin-Ladenit dhe regjimi i përmbysur Taleban i Afgansitanit po marrin ngarkesa të reja me pajisje ushtarake.

Zoti Rumsfeld e bëri këtë njoftim në një intervistë që u botua sot në gazetën The Washington Times. Ai nuk dha hollësi se çfarë pajisjesh janë dhe se kur dhe ku janë gjetur ato. Por ai i përshkruajti këto furnizime si mjaft moderne dhe të kushtueshme dhe tha se ato janë dërguar nga disa vende të botës.

Duke iu përgjegjur pyetjeve për Irakun, zoti Rumsfeld tha se mendon se as sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe as ispektorët e armëve nuk mund ta parandalojnë udhëheqësin irakian, Saddam Hussein që të marrë komponente armësh të shkatërrimit në masë.

XS
SM
MD
LG