Lidhje

Betejë detare midis dy shteteve koreane - 2002-06-29


Anije luftarake të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut shkëmbyen zjarr armësh përgjatë bregdetit perëndimor të gadishullit korean. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul tha se pesë marinarë koreanojugorë ishin plagosur dhe se hollësitë e incidentit do të bëhen të ditura brenda një kohe të shkurtër nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Njoftimet vendore thonë se beteja e shkurtër ndodhi sot në Detin e Verdhë në afërsi të bregdetit të pjesës qendrore të gadishullit korean. Dy anije të veriut komunist po drejtonin anije koreanoveriore peshkimi në ujrat e Koresë së Jugut para se ato të dëboheshin përtej vijës së kufirit. Kufiri detar midis dy shteteve koreane nuk është i shënuar qartë dhe kundërshtohet nga pala veriore.

XS
SM
MD
LG