Lidhje

Kina, SHBA dhe Japonia shprehin shqetësim mbi incidentin midis dy Koreve - 2002-06-30


Kina së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë po shpreh shqetësim lidhur me përleshjen që shkaktoi viktima, midis forcave të marinës të dy Koreve. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se Pekini shpreson që të dyja palët do të bëjnë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë në gadishullin korean. Si Seuli, edhe Penjani kanë fajësuar njëri-tjetrin për incidentin e djeshëm nga i cili 4 marinarë koreanojugorë u vranë, njërit nuk i dihet fati dhe të paktën 19 të tjerë u plagosën. U njoftua se deri në 30 marinarë koreanoveriorë u vranë ose u plagosën. Koreja e Veriut tha se Seuli provokoi betejën për të krijuar, sipas Penjanit, një incident trondit gjatë kampionatit botëror të futbollit.

XS
SM
MD
LG