Lidhje

Bushi në gjendje të shkelqyer shëndetësore - 2002-06-30


Presidenti Bush tha se e ndjen veten shumë mirë pas një ekzaminimi rutinë për kancer, gjatë ai ia kaloi kompentencat presidenciale nën-presidentit Cheney

Procedura e djeshme mjekësore që u krye në vendpushimin presidencial Kamp David, kërkonte përdorimin e anestezisë. Mjekët thanë se nuk gjetën polipë apo parregullësi dhe se presidenti ishte në gjendje të shkelqyer shëndetësore.

Pas ekzaminimit, presidenti Bush hëngri mëngjes, luajti me qenët e tij dhe bëri një shëtitje në këmbë me zonjën e parë.

Presidenti ia kaloi pushtetin nën-presidentit Dick Cheney, për pak më shumë se dy orë. Ai tha se donte që kompetencat presidenciale të mos pengoheshin ndërkohë që vendi është në luftë kundër terrorizmit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se nën-presidenti Cheney mori pjesë në takimet e zakonshme të informimit nga shërbimet e zbulimit, por nuk mori asnjë vendim presidencial.

Mjekët e kishin këshilluar presidentin Bush t’i nënshtrohej kësaj procedure mjekësore, e quajtur kolonoskopi, pasi ata kishin gjetur polipë jo kancerozë gjatë ekzaminimeve të mëparshme. Ai nuk do të ketë nevojë t’i nënshtrohet kësaj procedure edhe për të paktën pesë vjet të tjerë.

Presidenti Bush u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarëve mbi moshën 50 vjeç që t’u nënshtrohen rregullisht ekzaminimeve për kancer në zorrën e trashë.

XS
SM
MD
LG