Lidhje

Forcat amerikane në Afganistan sulmohen - 2002-07-01


Forcat amerikane në Afganistan gjetën një një depo të fshehtë me një numër të madh armësh në pjesën lindore të vendit, ndërsa trupa të tjera amerikane të vendosura në një aerodrom u qëlluan me armë zjarri.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, kolonel Roger King, u tha sot gazetarëve në bazën Ajrore të Bagramit se dy granata të hedhura me raketa nga një burim i panjohur, u hodhën dje vonë në një bazë pranë Khostit, por nuk shkaktuan viktima apo dëme. Ai tha gjithashtu se ushtarë amerikanë dhe aleatë afganë zbuluan dy depo armësh gjatë një kontrolli që kryen dje dhe pardje në rajonin lindor të kufirit.

Thuhet se sasia e armëve të gjetura, ishte afërsisht sa ajo e atyre të zbuluara nga forcat britanike, para më shumë se një jave pranë Khostit.

XS
SM
MD
LG