Lidhje

Kim Dae-jung do të vazhdojë përpjekjet për pajtim me Korenë e Veriut - 2002-07-01


Presidenti koreanojugor, Kim Dae-jung, tha se do t’i vazhdojë përpjekjet për pajtim me Korenë e Veriut pavarësisht nga beteja detare vdekjeprurëse e ditës së shtunë me shtetin komunist.

Zyrtarë japonezë thanë sot se zoti Kim e bëri këtë koment gjatë takimit mekryeministrin japonez, Junichiro Koizumi, në Tokio. Dy udhëheqësit ranë dakord që beteja detare e javës së kaluar nuk duhet lejuar të nxitë rritjen e tensionit në gadishullin e ndarë korean.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Dong-Shin, u takua me komandantin e 37 mijë trupave amerikane të vendosura në Korenë e Jugut, gjeneral Leon LaPorte. Zoti Kim dhe gjenerali LaPorte diskutuan rreth propozimit për ndryshime në rregullat e angazhimit, me qëllim që të pakësohen mundësitë e një konfrontimi të armatosur.

XS
SM
MD
LG