Lidhje

Arafati shkarkon dy zyrtarë të lartë të sigurimit - 2002-07-02


Autoritetet thonë se udhëheqësi palestinez Jaser Arafat shkarkoi nga detyra 2 shefa të lartë të sigurimit, në atë që shikohet si një hap i rëndësishëm drejt reformimit të shërbimeve të tij të sigurimit.

Zyrtarët thanë se zoti Arafat shkarkoi dje shefin e sigurimit parandalues për Bregun Perëndimor, Jibril Rajoub, dhe shefin e policisë së Rripit të Gazës, Ghazi Jibali. Zoti Arafat ndodhet nën trysninë e Izraelit dhe të komunitetit ndërkombëtar për të reformuar shërbimet e sigurimit palestinez.

Këto shkarkime në Autoritetin Palestinez u bënë ndërkohë që të dërguarit e Shteteve të bashkuara, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara u takuan në Londër për të diskutuar mbi propozimet amerikane për reforma palestineze dhe mbi të ardhmen e procesit të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG