Lidhje

Komentojnë zyrtarë amerikanë të mbrojtjes - 2002-07-02


Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thonë tani se një avion luftarak AC-130 mund të jetë përgjegjës për incidentin e së hënës mbrëma, nga i cili humbën jetën deri në 40 civilë afganë, shumë prej të cilëve ndodheshin në një dasëm.

Gjenerali i korpusit të marinës, Peter Pace tha dje se avioni sulmoi disa objektiva në përgjigje të asaj që ekujpazhi mendoi se ishte zjarr kundër ajror nga toka. Zyrtarë afganë thonë se pjesëmarrësit në dasëm kishin hapur zjarr në ajër për të festuar martesën, traditë kjo në dasmat e etnikëve pashtu. Pentagoni thotë se një ekim i përbashkët amerikano-afgan po mer në pyetje fshatarët rreth incidentit, që ndodhe në veri të Kandaharit.

Ndërkohë, kundër ushtarëve amerikanë në Kandahar u hap zjarr, mbas një vizite të tyre në një spital për të parë gjendjen e civilëve afganë që u plagosën në incidentin e të hënës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Bush shprehu ngushëllime për humbjen e jetës së njerzve të pafajshëm, pavarësisht nga shkaku i incidentit të së hënës.

XS
SM
MD
LG