Lidhje

SHBA: një avion luftarak i tipit AC-130 mund të jetë përgjegjës.... - 2002-07-03


Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thonë tani se një avion luftarak i tipit AC-130 mund të ketë qenë përgjegjës për incidentin e ditës së hënë, nga i cili humbën jetën deri në 40 civilë afganë, shumë prej të cilëve ndodheshin në një dasëm. Gjenerali i korpusit të marinsave, Peter Pace, tha dje se avioni sulmoi disa objekte në zonën e incidentit, në përgjigje të asaj që ekuipazhi mendoi se ishte zjarr kundërajror. Zyrtarë afganë thonë se pjesëmarrësit në dasmë kishin shtënë në ajër, traditë në dasmat pashtu. Pentagoni njofton se një ekip i përbashkët amerikano-afgan po merr fshatarët në pyetje rreth incidentit, që ndodhi në veri të Kandaharit. Ndërkohë, kundër ushtarëve amerikanë në Kandahar u hap zjarr, pas një vizite që ata bënë në një spital për të parë gjendjen e civilëve afganë që u plagosën në incidentin e të hënës.

XS
SM
MD
LG