Lidhje

Aventurieri amerikan, Steve Fossett, 2 javë në ballon ..., rreth globit - 2002-07-03


Aventurieri amerikan, Steve Fossett, shënoi një rekord ri në historinë e aviacionit, duke u bërë personi i parë që fluturon vetëm me ballon përreth globit.

Milioneri 58-vjeçar nga qyteti Çikago e preu dje meridianin e 117, ku filloi udhëtimin e tij nga Australia 2 javë më parë me ballonin e tij të pagëzuar si Spirit of Freedom - Shpirti i Lirisë. Zoti Fossett njoftoi qendrën e kontrollit se ky është një moment i mrekullueshëm për të dhe se është i lumtur që më së fundi ia arriti qëllimit.

Kjo ishte përpjekja e gjashtë e zotit Steve Fossett për të fluturuar rreth globit me balon.

Ndërkaq erërat e forta po e detyrojnë zotin Fossett ta vonojë uljen e tij në Australinë Perëndimore. Qendra e kontrollit e udhëtimit të tij thotë se erëra të forta e detyruan ta shtynte uljen deri nesër në mëngjes.

Dje, pas përfundimit të udhëtimit të tij rreth globit, zoti Fossett bëri të ditura planet për aventurën e tij të re: të fluturojë me avion pa motor në stratosferë.

XS
SM
MD
LG