Lidhje

Shqipëri: ndryshime në qeveri? - 2002-07-04


Ideja e hedhur pas marrëveshjeje paqeje mes kryetarit socialist Fatos Nano dhe ish kryeministrit Ilir Meta, po has në kundërshtimin e një grupi drejtuesish dhe deputetësh të së majtës por dhe nga disa aletaë të tyre. Nga ana e tij kryeministri Pandeli Majko ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ndryshim.

Nuk kanë fund problemet në partinë socialiste. Që kur kryetari Fatos Nano, afër 9 muaj më parë nis lëvizjen e tij që u mbyll me rrëzimin e qeverisë së ish kryeministrit Ilie Meta, grupe, korrete, klane aleanca të ndryshme janë formuar, shpërbërë, bashkuar, kanë sulmuar njëri tjetrin, pastaj janë pajtuar për të goditur të tjerë.

Aktualisht partia në pushtet ndodhet përballë një situate të re. Marrëveshja e paqes mes kryetarit Nano dhe ish kryeministrit Ilir Meta, që u pasua me zgjedhjen e një presidenti në kompromis me opozitën, ka sjellë një rikonfigurim të forcave brenda saj.

Dy ish kundërshtarët e mëdhenj tani janë bashkë dhe po shkojnë drejt rrëzimit të kryeministrit Pandeli Majko, për të marrë vetë në dorë frenat e qeverisë.

Ata kanë humbur një pjesë të pasuesve të tyre. Disa të corientuar për shkak të kthesave 360 gradë të dy figrave qëndrore të partisë, disa të tjerë të pakënaqur nga zgjedhja e presidentit të ri, duke qenë se kishin mbështetur rikandidimin e zotit Mejdani.

Ndryshimi i kabinetit të kryeministrit Majko, që deri dje fshihej pas frazave dhe termave teorikë për përmirësime në qeverisje, tani është bërë një argument dite i hapur.

Kreu i qeverisë pak ditë më parë mbrojti kabinetin e tij dhe punën e bërë deri më tani në këto katër muaj duke deklaruar se nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime. Por kryeministri Majko nuk përfaqëson ndonjë grupim të qëndrueshëm brenda partisë së tij dhe nuk dihet se sa do të jetë në gjendje të mbledh rreth vetes ish pasuesit e pakënaqur të kryetarit Nano dhe ish kryeministrit Meta.

Problemet për ndryshimet e projektuara në të vërtetë nuk lidhen aq shume me rrëzimin e qeverisë aktuale se sa me sigurimin e mbështetjes për kabinetin e ri, për të cilën duhen 71 vota në parlament. Aleatët e të majtëve do të votojnë sërish në favor. Kundërshtimet që ata paraqesin janë më tepër presion për të siguruar të njëjtën pjesmarrje, apo dicka më shumë. Kështu që socialistët duhet të bëjnë llogaritë më tepër me deputetët e tyre.

Me afrimin e mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues më 15 korrik, ditët që do të pasojnë do të tregojnë më qartë ecurinë e këtij procesi dhe lëvizjet që do të bëjnë kryetari Nano dhe ish kryeministri Ilir Meta. Ata kanë kaluar këto ditë së bashku pushime në Liban, të ftuar nga një biznesmen vendas I cili ka një aktivitet të shtrirë në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG