Lidhje

Editorial: - 2002-07-05


Regjimi shtypës taleban nuk sundon më në Afganistan. Terroristët e Al-Kaidës nuk kanë më atje një strehë të sigurt. Në Afganistan tani është në pushtet një qeveri e re. Shkollat janë hapur, po shpërndahen ushqime dhe ekziston kujdesi shëndetësor për popullsinë.

Një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Turqia, por krijon kushtet e sigurisë në Kabul. Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për krijimin e një ushtrie kombëtare afgane. Ndërsa gjermanët po ndihmojnë në përgatitjen e një force policore, e cila do të krijonte kushtet e sigurisë në të gjithë vendin. Por mbetet ende shumë për t’u bërë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se ”Afganistani është i pastabilizuar dhe atje vazhdojnë të kryhen krime, ka trafik droge dhe përleshje të herëpashershme midis grupeve fisnore. Por, tha zoti Rumsfeld, ”Nëse kihet parasysh se si ka qenë Afganistani dhe ku është ai sot, mund të thuhet se kushtet e sigurisë janë përmirësuar së tepërmi dhe jeta e njerëzve është shumë më e mirë”. Dy milionë refugjatë afganë janë kthyer në shtëpitë e tyre. ”Ata po shkojnë vetë për të votuar sepse, tha zoti Rumsfeld, ata kanë bërë një gjykim të ndërgjegjshëm se jeta brenda në Afganistan është shumë më e mirë nga sa ishte jashtë tij.”

Siç është shprehur zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, synimi i luftës kundër terrorizmit, nuk ishte për të kapur, apo vrarë teroristë, por për të eliminuar burimin e tyre”. Misioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, tha zoti Wolfowitz, ”është një mision për çlirimin, dhe jo pushtimin e tij. Afganët janë një popull i pavarur dhe krenar. Që në fillim ne jemi përpjekur për pakësimin e trupave tona atje dhe për ta përqendruar vemendjen te ndihma ndaj popullit afgan, që ai të ndihmojë veten në rrugën drejt një vet-qeverisjeje ku ai të përfaqësojë veten e tij.

Deri tani, përpjekjet e koalicionit kanë çuar në kapjen e 2 mijë e 400 personave të dyshuar për terrorizëm. Midis tyre është Abu Zubaydah, një nga ndihmësit kryesorë të Osama Bin Ladenit. Ai u dëbua nga vendi ku fshihej në Afganistan dhe u ndalua në Pakistan. Arrestimi i Zubaydah-ut çoi në kapjen e Jose Padillës, i njohur me emrin Abdullah Muhajir, i cili akuzohet se kishte planifikuar dhe bashkërenduar sulmet terroriste. Në një tjetër incident, një videokasetë e gjetur në Afganistan, ndihmoi në arrestimin e anëtarëve në një celule të Al-Kaidës në Singapor, e cila po planifikonte një sulm kundër një aeroplanmbajtëseje amerikane. ”Këto zhvillime, tha Nënsekretari i Mbrojtjes Wolfowitz, janë shpresëdhënëse, por është e rëndësishme të mbahet parasysh se Al-Kaida vazhdon të jetë e rrezikshme dhe aktive.

XS
SM
MD
LG