Lidhje

Annan nuk arrin ta bindë Irakun për kthimin e inspektorëve - 2002-07-06


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dështoi përsëri në përpjekjet e tij për ta bindur Irakun që të lejojë kthimin e inspektorëve të OKB-së për hetime rreth armëve të ndaluara. Zoti Annan dhe ministri i jashtëm i Irakut, Naxhi Sabri, përfunduan dje në Vjenë raundin e tretë të bisedimeve dhe deklaruan se kanë në plan të takohen sërish. Inspektorët e armëve të OKB-së duhet të vërtetojnë se Iraku nuk ka armë të shkatërrimit në masë para se sanksionet ekonomike kundër këtij vendi të hiqen. Zoti Sabri tha se ai nuk kishte diskutuar me zotin Annan rreth një shkrimi të së përditshmes amerikane The New York Times, ku thuhej se strategët ushtarakë amerikanë kanë hartuar një plan paraprak për të sulmuar Irakun nga tre anë me dhjetëra mijëra forca për të larguar nga pushteti presidentin Saddam Hussein.

XS
SM
MD
LG