Lidhje

Vritet nënpresidenti i Afganistanit - 2002-07-06


Nënpresidenti i Afganistanit, Haxhi Abdul Kadir, u vra me atentat në Kabul.

Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Taxh Mohammed Uardak, tha se zoti Kadir u qëllua sot, pak pas mesditës, ndërsa ndodhej brenda në makinë. Në atentat u vra edhe shoferi i tij.

Dy persona të armatosur qëlluan dhjetra herë kundër makinës, ndërsa zoti Qadir po shkonte për në zyrë. Policia e Kabulit thotë se personat e paidentifikuar u larguan.

Zoti Kadir i përkiste grupit pashtu, grupi më i madh etnik në Afganistan. Ai ishte njeri prej tre nënpresidentëve në qeverinë e përkohshme të drejtuar nga Hamid Karzai dhe po ashtu shërbente si ministër i punëve publike dhe governator i provincës lindore, Nangahar.

Vrasja, që u krye në mes të ditës në Kabul, i jep një goditje të re përpjekjeve të zotit Karzai për të ushtruar autoritetin e qeverisë së tij në gjithë Afganistanin.

Zoti Kadir ishte një drejtues me ndikim i Aleancës së Veriut, e cila organizoi sulmin ndaj Kabulit vitin e kaluar, ndërsa Talebanët po fillonin të humbisnin pushtetin.

Ai ishte vëllai i komandantit të njohur të kryengritësve afganas, Abdul Hak, i cili u kap dhe u ekzekutua nga talebanët vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG