Lidhje

Nënpresidenti afgan u varros sot në Xhelalabad - 2002-07-07


Trupi i nënpresidentit të vrarë afgan, Haxhi Abdul Kadir, u varros sot në qytetin lindor të Xhelalabadit, një ditë pasi u vra nga atentatorë të panjohur para zyrës së tij në Kabul.

Mijëra civilë dhe ushtarakë afganë e shoqëruan trupin e nënpresidentit të vrarë nga një xhami e Xhelalabadit deri në vendin e varrimit në qendër të qytetit.

Trupi i zotit Kadir, i mbëshjellë me flamurin afgan, u ul në varr, ndërsa përshëndetej si hero i Afganistanit. Më herët në Kabul, rreth 10 mijë vetë të kryesuar nga presidenti Hamid Karzai morën pjesë në një ceremoni lujesh për nënpresidentin e vrarë.

Njoftohet se të paktën dy persona që ishin paraqitur si roje sigurimi, hapën zjarr dje kundër makinë së zotit Kadir, ndërkohë që po largohej nga zyra e tij, duke vrarë kështu udhëheqësin pashtun dhe shoferin e tij. Disa roje që ishin në shërbim në atë kompleks u arrestuan sepse nuk e kishin parandaluar sulmin.

Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, por në një deklaratë të qeverisë, vrasja cilësohet si akt terrorist dhe se është ngritur një komision i posaçëm për zbulimin e vrasësve.

Presidenti Bush e dënoi vrasjen, duke thënë se ajo e forcon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e paqes në Afganistan.

Zoti Kadir ka shërbyer edhe si guvernator i krahinës Nangarhar. Ai ishte një komandant fisnor veteran nga Afganistani Lindor, i cili luajti rol prijatar në përmbysjen e regjimit taleban vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG