Lidhje

Arrestohen mbi 30 persona për falsifikim të vizave në ambasadën amerikane në Qatar - 2002-07-10


Zyrtarët amerikan kanë arrestuar mbi 30 persona në kuadër të hetimeve të vazhdueshme lidhur me një rast falsifikimi të vizave në ambasadën amerikane në Qatar.

Agjentët e imigracionit janë vënë në ndjekje të deri 29 personave të tjerë që besohet të kenë hyrë në Shtetet e Bashkuara me viza të falsifikuara. Një zyrtar amerikan tha se rreth 70 viza mund të jenë lëshuar, për të cilat falsifikatorët kishin marrë nga dhjetë mijë dollarë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë ngritur akuza kundër një shtetasi të Jordanisë për sigurim të vizave falso nga ambasada amerikane në Qatar. Jordanezi në fjalë mendohet të ishte shok dhome i dy prej personave që rrëmbyen aeroplanët më 11 shtator të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG