Lidhje

Turqi: krizë qeveritare - 2002-07-11


Kryeministri turk Bulent Ecevit, tha se koalicioni i tij qeveritar prej tri partish duhet të qendrojë në pushtet deri në fund të mandatit, megjithëse kundërshtarët bënë të ditura planet për krjimin e një partie të re për t’i bërë atij sfidë. Kryeministri Ecevit u shpreh përsëri kundër zgjedhjeve të parakohëshme. Shumica që kryeministri gëzon në parlament vazhdon të pakësohet, ndërkohë që më shumë se 40 ligjvënës nga Partia e tij e Majtë demokratike kanë dhënë dorëheqejn gjatë kësaj jave. Ndërkohë, Ismail Çem, i cili dha dje dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm, bëri të njohura planet për t’i bërë sfidë drejtpërdrejt kryeministrit Eçevit me krijimin e një partie të re politike pro perëndimore, e cila mbështetet edhe nga Ministri i Ekonomisë, Kemal Dervish.

XS
SM
MD
LG