Lidhje

Ngadalsojnë ritmet për paqe në Lindjen e Mesme - 2002-07-14


Zyrtarë izraelitë thonë se e shtynë takimin e planifikuar për dje ndërmjet ministrit të jashtëm, Shimon Peres, dhe ministrave palestinezë.

Arësyeja zyrtare për shtyrjen e takimit ishte se Izraeli ka nevojë për më shumë kohë që të përgatitet. Por burime izraelite pranë kryeministrit Ariel Sharon thonë se ky i fundit shqetësohet se shumë takime me palestinezët do të dëmtonin përpjekjet e tij për largimin nga pushteti të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat.

Në fillim të javës, ministri i jashtëm izraelit, Perez, mbajti takimin e parë në nivel ministror në disa muaj me zyrtarë të lartë palestinezë.

Po dje, ushtria Izraelite ndaloi një makinë, shoferi i të cilës po përpiqej të kalonte një pikë kontrolli pranë qytetit Qalqilya në Bregun Perëndimor. Në makinë u gjetën 4 mjete shpërthyese të lidhura me kontenierë gazi të mbështjellë me gozhda. Ushtria izraelite tha se i çaktivizoi me sukses mjetet shpërthese dhe e shkatërroi makinën.

Forcat izraelite ripushtuan 7 nga 8 qytetet e Bregut Perëndimor muajin e kaluar pas sulmeve të palestinezëve nga të cilat u vranë 31 izraelitë.

XS
SM
MD
LG